Sot përkujtohet Alush Frakulla, udhëheqës i kryengritjeve fshatare antiosmane në krahinën e Myzeqesë. I pakënaqur nga reformat centralizuese të tanzimatit, në Maj të vitit 1835, në krye të kryengritësve fshatarë, pushtoi çifligjet shtetërore. Ishte nismëtar dhe organizues i Kuvendit të Portezës, ku u mblodhën përfaqësuesit e krahinave kryengritëse dhe u hartua platforma dhe kërkesat e kryengritjes. Atje u vendos, që vendi të qeverisej nga kryepleqtë vendas. Pas Kuvendit, Alush Frakulla sulmoi për marrjen e Beratit. Por në luftimet, që u zhvilluan në Frakull, përballë ushtrisë osmane prej 5 mijë vetësh, u thye, ra rob dhe u dënua me punë të rëndë në Turqi, ku dhe vdiq, më 20 Maj 1837.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
28 Mars 378, përkujtohet Perandori Romak me prejardhje ilire, Valens Flavi
-
28 Mars 1805, koloneli anglez përshkruan kostumet fantastike shqiptare të Moresë
-
28 Mars 1913, Duka Montpensiere i Burbonëve ngriti flamurin shqiptar mbi jahtin e tij në Vlorë
-
28 Mars 1924, u krijua në Tiranë shoqëria e grave “Shqiptarka”
-
28 Mars 1929, u nënshkrua Traktati i Tregëtisë dhe Lundrimit Shqipëri-Francë