20 Shtator 1910, u lind Aleko Turtulli, ekonomist e financier i spikatur

Liceistët e Liceut francez, mes tyre Aleko Turtulli

Në Selanik të Greqisë, më 20 Shtator 1910, u lind në një familje të pasur tregëtare Aleko Turtulli. Arsimin fillor dhe të mesëm i përfundoi në Korçë. Në Francë u diplomua inxhinier komercial. Atje ndoqi disa universitete dhe specializime dhe u kthye në atdhe si një nga ekonomistët më të  shquar për tregëti dhe financë. U mor me tregëtinë e familjes, kryesisht me material ndërtimi. Pas çlirimit, si shumica e njerëzve të klasës së tij iu nënshtrua përndjekjeve dhe persekutimeve.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare

Leave a Reply