21 Korrik i vitit 1452, është përvjetori i fitores së Gjergj Kastriotit, në betejën e Modricës. Luftëtarët shqiptarë i dhanë trupave osmane të komanduara nga Hamza Pasha, një goditje të befasishme dhe të rrufeshme. Pjesa e ushtrisë osmane, që shpëtoi, u prit në ngushticat e luginës nga kalorsia shqiptare, e komanduar nga Hamza Kastrioti. Në betejë osmanët lanë shumë të vrarë edhe vetë komandanti i tyre, ra rob. Fitorja e Modricës, ishte e para kundër forcave osmane, që nga koha e hipjes në fron e sulltan Mehmetit të II. Sulltani i ri dërgoi një ekspeditë të dytë, e cila pësoi fatin e së pares, në fushën e Mecadit, ku veç humbjeve të tjera të mëdha, u vra dhe vetë komandanti turk i ekspeditës, Talip Pasha.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
19 Prill 1785, marrëveshje e Bushatllinjve të Shkodrës me krerët e Dalmacisë
-
19 Prill 1923, lindi në Tiranë piktorja Vera Blloshmi
-
19 Prill 1938, u përfundua me Jugosllavinë “Konventa mbi lundrimin ajror”
-
19 Prill 1956, u rivendosën marrëdhëniet diplomatike midis Shqipërisë dhe Egjiptit
-
19 Prill 1982 u nda nga jeta pedagogu dhe publicisti Izet Bebeziqi