21 Maj 1937, u hap ekspozita e Institutit Teknik

Në Tiranë më 21 Maj 1937, u hap ekspozita e Institutit Teknik. Në të ishin ekspozuar mobilje të punuara nga nxënësit në dru dhe xunkth. Ekspozita tërhoqi vëmendjen e opinionit kryeqytetas për cilësinë e lartë të punimeve. Në faqet e shtypit theksohej në mënyrë të veçantë, nevoja e nxitjes së kësaj nisme dhe edukimit të brezit të ri, me disiplinën e punës dhe krijimtarisë.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare