21 Prill 1919, protestë e komiteteve patriotike për Konferencën e Paqes në Paris

0
27

Më 21 Prill 1919, përfaqësuesit e komiteteve kombëtare shqiptare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kanadasë dhe Zvicrës, i dërguan një protestë kryesisë së Konferencës së Paqes në Paris, kundër pretendimeve grabitqare të qeveritarëve italianë, për aneksimin e Vlorës. Letra ishte nënshkruar nga Sotir Kolea, Pandeli Çale, etj. dhe u botua në gazetën,”L’Albanie” të Lozanës.