21 Prill 1939, Benito Musolini u shpall “qytetar i parë nderi” i Shqipërisë

0
156

Sipas vendimit të Këshillit të Ministrave të datës, 21 prill 1939, kreu i Partisë Fashiste Italiane Benito Musolini, shpallej qytetar i parë nderi i Shqipërisë. Me një vendim tjetër të qeverisë kolaboracioniste të po kësaj date, ministri i jashtëm fashist Konti Ciano, shpallej qytetar nderi i Tiranës. Më 21 prill 1939, edhe rrugët kryesore të kryeqytetit tonë u pagëzuan me emrat e krerëve të Romës, kështu Bulevardi “Zogu”, u quajt “Viktor Emanueli III”; rruga “Mbretëresha Geraldinë”, mori emrin “Galeaco Ciano”, sheshi “Tirana e re”, u pagëzua sheshi “Savoja”, etj.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare

SHPËRNDAJE
Arikulli pasues21 Prill 1941, divizionet greke kapitulluan përballë ushtrisë nazifashite
Arikulli vijues21 Prill 1939, marrëveshje e qeverisë kolaboracioniste me Italinë
Qendra Mbarëkombëtare e Koleksionistëve Shqiptarë (QMKSH) është një organizatë jo-fitimprurëse e hapur në 2007 me qëllim promovimin e materialeve origjinale të koleksionistëve shqiptarë dhe të huaj mbi data apo figura historike të kombit me fokusim parësor zhvillimin e ndërgjegjes historike të kombit. Qëllimi është anëtarësimi i një rrjeti elitar koleksionistësh shqiptarë brenda e jashtë vendit, për të bërë të mundur nxitjen dhe mbledhjen e tyre për të organizuar ekspozita e aktivitete.