Me rastin e hapjes solemne të Teatrit “Dela Pergola” të Firences, më 22 Korrik 1718, u dha premiera e operas “Skëndërbeu”, me muzikë të kompozitorit të shquar italian Antonio Vivaldi, autor i 47 opera, 25 kantatave, 23 sinfonive, 75 sonetave dhe shumë veprave të tjera muzikore. E tillë ka qënë pesha e penës së autorit të operas “Skëndërbeu”. Sipas kronikave të kohës, shfaqja e operas pati shumë sukses. Megjithëse opera në atë kohë, ishte privilegj i klasave të larta, për herë të parë në shfacijen e “Skëndërbeut”, mori pjesë populli i Firences. Libreti i shkruar nga Antonio Salvi, për herë të parë, tematikën e vet e mbështet mbi një ngjarje reale historike, duke shënuar kështu një kthesë, në historinë e artit operistik. Dhe në këtë kthesë vlen të theksohet, që ishte pikërisht Heroi ynë Kombëtar, që u përzgjodh si protagonist edhe midis shumë figurave të tjera historike, ishte pikërisht figura e Gjergj Kastritotit, që u ngjit në skenën operistike italiane.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
18 Prill 1392, zoti i Durrësit Gjergj Topia dorëzoi mbrojtjen e qytetit tek venedikasit me kusht që të ndërtonin një kanal mbrojtës
-
18 Prill 1880, ambasadorët e Fuqive të Mëdha nënshkruan “Protokollin e Stambollit”
-
18 Prill 1907, u formua në Shkodër shoqëria e punëtorëve dhe e zejtarëve
-
18 Prill 1921, lindi Nermin Vlora-Faiaski mbesa e Ismail Qemalit
-
18 Prill 1937, doli numri i parë i gazetës “Shtypi”