22 Mars 2017. Ekspozitë me rastin e lindjes së Imam Aliut, në Selinë e Shenjtë të Kryegjyshatës Bektashiane Botërore

0
127

Nën përkujdesjen e posaçme të  Kryegjyshit Botëror Dede Baba Edmond Brahimaj, me rastin e lindjes së Imam Aliut, do të organizohen një sërë aktivitetesh në selinë e Kryegjyshatës Botërore Bektashiane në Tiranë. Në datën 20 Mars do zhvillohet një sesion shkencor. Ekspozita e datës 22 Mars, panairi, koncerti nefese bektshiane, rituali i mbjelljes së luleve dhe pemëve, prezantimi i kuzhinës së familjeve bektashiane me rastin e Sulltan Novruzit, etj, do të jenë pjesë përbërëse e aktiviteteve.

Specialistët e Muzeologjisë Z. Enver Kushi dhe Znj.Sotirulla Hoxha, patën sot një diskutim me Presidentin e Nderit të QMKSH, Z. Shpëtim Sala. Si pjesë e ekspozitës në Kryegjyshatën Botërore, QMKSH do të kontribuojë me disa botime në osmanisht të Sami Frashërit, libra dhe botime të tjera të vëllezërve Frashëri, fotografi të rralla, flamuj, separate nga dorëshkrimet e Ferit Vokopolës,  etj.

SHARE
Arikulli pasues17 Mars 1863, lindi në Nivicë patrioti Asim Dino
Arikulli vijues18 Mars 1998, u hap ekspozita me punime të panjohura të Piktorit të Popullit Abdurrahim Buza
Qendra Mbarëkombëtare e Koleksionistëve Shqiptarë (QMKSH) është një organizatë jo-fitimprurëse e hapur në 2007 me qëllim promovimin e materialeve origjinale të koleksionistëve shqiptarë dhe të huaj mbi data apo figura historike të kombit me fokusim parësor zhvillimin e ndërgjegjes historike të kombit. Qëllimi është anëtarësimi i një rrjeti elitar koleksionistësh shqiptarë brenda e jashtë vendit, për të bërë të mundur nxitjen dhe mbledhjen e tyre për të organizuar ekspozita e aktivitete.