22 Prill 1917 lindi pedagogu Kahreman Ylli

Pedagogu dhe personaliteti shqiptar Kahreman Ylli, lindi në Leshnjë të Skraparit, më 22 Prill 1917. Pas mësimeve të para në Çorovodë ndoqi Normalen e Elbasanit dhe Universitetin e Lionit. Ai ishte një ndër nismëtarët e themelimit të shoqërisë studentore “Vëllazëria” dhe të gazetës “Populli”. Gjatë kohes së Luftës Nacionalçlirimtare, u zgjodh dhe u emërua në disa poste të rëndësishme ,pas çlirimit, zgjidhet deputet i Kuvendit Popullor dhe më 1945, emërohet ministër fuqiplotë i Shqipërisë në Paris. Gjatë shërbimit diplomatik e ka përfaqësuar vendin në shumë veprimtari ndërkombëtare, si ne Komisionin Ndërkombëtar të Dëmshpërblimeve të Luftës në Bruksel, në Gjyqin e Hagës për incidentin e Korfuzit, në mbledhjet e Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, etj. Pas vitit 1949, drejtoi digasterin e Arsimit; më 1961, emërohet rektor i Universitetit të Tiranës.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare