22 Qershor 1934, në Korçë doli numëri i parë i revistës shoqërore dhe kulturore, “Flaka”

Në Korçë, më 22 Qershor 1934, doli numëri i parë i revistës së përdyjavëshme shoqërore dhe kulturore, “Flaka”. Ajo trajtoi prapambetjen ekonomike dhe shoqërore të vendit, kushtet e rënda të fshatarësisë, të jetës së gruas. Botoi shkrime të autorëve përparimtarë të kohës, si Nonda Bulka, Sterio Spasse, Kristaq Cepa, etj. Në faqet e saj, kishte dhe shumë shqipërime të autorëve të huaj.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare

Leave a Reply