Në pllajën e Greçës të Malësisë së Madhe, më 23 Qershor 1911, u mblodh Kuvendi i Përgjithshëm i krerëve shqiptarë, i cili miratoi “Memorandumin e Greçes” dokument historik, që përmban kërkesa për krijimin e një province autonome shqiptare. U hartua nga Ismail Qemali dhe Luigj Gurakuqi; iu paraqit Qeverisë turke dhe Fuqive të Mëdha dhe u shtyp edhe si broshurë më vete. I njohur me emrin “Libri i kuq”, dokumenti përmbante 12 kërkesa për autonominë territoriale e administrative të Shqipërisë, ndër të cilat, njohjen e kombit shqiptar, bashkimin e vilajeteve me popullsi shqiptare, venclosjen e administratës civile e financiare shqiptare, krijimin e organeve gjyqësore, të xhandarmërisë e policisë me vendas, përdorimin në administratën në gjyqe e kuvende të gjuhës shqipe, etj.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
20 Prill 1881, lindi në Bujan të Tropojës luftëtari i lirisë, Zmajl Hyseni
-
20 Prill 1877, u botua në Bukuresht abetarja”Pellazgjika”, e Vasil Dhimitër Rusos
-
20 Prill 1905, gjyqi turk dënoi Bab Dud Karbunarën për veprimtarinë e tij patriotike
-
20 Prill 1920, u formua në Vlorë, Komiteti “Mbrojtja Kombëtare”
-
20 Prill 1924, Isuf Reçi, plagosi për vdekje Avni Rustemin, një nga krerët e opozitës demokratike