24 Maj 1992, u mbajtën zgjedhjet në Kosovë

Në Kosovë, më 24 Maj 1992, në 29 njësi zgjedhore, mbi 300 mijë zgjedhës votuan për 100 vende në Parlamentin e Kosovës dhe për kandidatin për president. Votimet ishin pluripartiake dhe u vëzhguan nga 200 gazetarë, nga e gjithë bota. Zgjedhjet ishin tregues i dëshirës së shqiptarëve të Kosovës, për pavarësi dhe demokraci. Presidenti i Republikës së Kosovës, u zgjodh dr, Ibrahim Rugova.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare