24 Qershor 1741, u nda nga jeta poeti nga Hora e Arbëreshëve në Siçili, Nikollë Brankati

Sot përkujtohet poeti nga Hora e Arbëreshëve në Siçili, Nikollë Brankati, që u nda nga jeta, më 24 Qershor 1741. Kreu studimet e larta fetare dhe shërbeu si prift në vendlindje. Ka përshtatur dhe perifrazuar këngë fetare, ka shkruar dhe disa vjersha origjinale, ndër to, ndonjë edhe me motiv laik. Poezitë e Brankatil, të mbetura në dorëshkrim, u botuan nga studjuesit arbëreshë në shekujt XIX-XX, Ato shquhen për lirizmin, rrjedhshmërinë dhe muzikalitetin e vargut, për gjuhën e pastër dhe të punuar.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare

Leave a Reply