25 Janar 1925, lindi Eleni Qirici; fama e saj nga Hollivudi në Australi

E para balerinë, aktore dhe akrobate shqiptare, që debutoi me shumë sukses në skenat e Europës, Australisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikë, Eleni Qirici, lindi, më 25 Janar 1925. Karrierën artistike, e nisi në moshë fare të re. Turneun e parë me shfaqje të bujshme, ku morën pjesë pjesë personalitetet më të larta, deri te familja mbretërore, e kreu nëpër Itali. Fama që fitoi me turneun Italian, e bëri që kontrata e dytë të ishte në Francë, që konsiderohej si qendra e artit botëror. Atje luajti krahas artistes së famshme Maria Dybas. Eleni Qirici është e para, që shkeli dhe shkëlqeu në Hollivud, duke u bërë e njohur në të gjithë Amerikën. Në vitin 1938, ajo, bashkë me prindërit, erdhi në Shqipëri dhe dha disa shfaqje në Korçë, Tiranë e gjetkë. Për më tepër ajo ështe e para koreografe që organizoi dhe trupën e parë të baletit shqiptar.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare