25 Janar 1947, premierë e komedisë ruse “Revizori” të Nikolla Gogolit

Në skenën e Teatrit “Kosova”, më 25 Janar 1947, u dha premiera e komedisë “Revizori” e shkrimtarit të madh rus Nikolla Gogolit, me regji të Sokrat Mios. Këtë komedi regjizori e pat pregatitur në Korçë para Luftës, por censura e Zogut nuk e lejoi shfaqjen e saj. Premiera e “Revizorit” pati shumë sukses dhe ajo mbeti në repertorin e Teatrit Popullor për vite me rradhë.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare