Gazetari dhe diplomati Alfred Papuçiu, u lind më 26 Qershor 1947. Pas diplomimit në Universitetin e Tiranës, filloi karrjerën si gazetar në Radio-Tirana, në Drejtorinë e emisioneve në gjuhët e huaja dhe njëkohësisht, si pedagog i jashtëm, jepte frëngjishten në Fakultetin e Inxhinjerisë. Më pas, kaloi në Shërbimin Diplomatik, duke përfaqësuar vendin në Zvicër. Nga viti 1991, kaloi si punonjës i Zyrës së Kombeve të Bashkuara në Zvicër. Në mikrofonin e Radio Tiranës dhe më pas, në faqet e shtypit shqiptar dhe atij zviceran, janë botuar dhjetra artikuj, që mbajnë firmën e Alfred Papuçiut. Ai është gjithashtu, autor i 5 librave publicistikë dhe letrarë, botuar në shqip dhe frëngjisht.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
25 Prill 1433 bujarët shqiptarë ngrihen kundër pushtimit turk
-
25 Prill 1911 u mbajt Kuvendi i mërgimtarëve në Bukuresht
-
25 Prill 1911 u vra patrioti Rushit Dine Halili
-
25 Prill 1919 shfaqet në Shkodër komedia “Shërbëtori i dy zotërinjve”
-
25 Prill 1920, Mehmet Konica i dërgon telegram Konferencës së fuqive aleate