27 Mars 1897, lindi në Pejë diplomati shqiptar Refat Begolli

Në familjen e Begollëve në Pejë, u lind më 27 Mars 1897, Refat Begolli një nga diplomatët e rrallë shqiptarë të gjimnazit perandorak “Tereziana” (Theresiana) të Vjenës, ku studionin fëmijët e familjeve aristokrate. Më 1924, kthehet në vendlindje dhe merret me administrimin e pronave të familjes. Në vitin 1941, kur Kosova u bashkua me Shqipërinë, ai bashkë me vëllezërit Qerimin dhe Xhevatin moren pjesë në jetën politike dhe dhanë ndihmesën e tyre në organizimin e jetës shoqërore. Në vitin 1943, Refati u zgjodh deputet i Pejës në Asamblenë Kushtetuese që u mblodh në Tiranë dhe më 18 Korrik 1944, dhe u emërua Ministër i Ekonomisë Kombëtare. Në shtator qeveria dha dorëheqjen dhe Refati, nga Tirana, u kthye në Pejë në fillim të vitit 1945, ai vritet nga UDB Jugosllave, bashkë me dy vëllezërit e tij.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare