27 Qershor 1907, lindi në Korçë, pedagogu dhe juristi, Nikollaq Stralla

Pedagogu dhe juristi, Nikollaq Stralla, u lind në Korçë, më 27 Qershor 1907, Pas përfundimit të Liceut të Korçës, ndoqi Universitetin e Montpeliesë, fakultetin e historisë dhe atë juridik, të cilët i përfundoi shkëlqyeshëm. Me dy diploma, kthehet nga Franca në Atdhe dhe emërohet mësues historie, në Shkollën Normale Femërore të Korçës. Njëkohësisht, ai zhvillon në qytetin e lindjes një veprimtari të dendur kulturore artistike. Më 1933, u emrua drejtor i Shkollës Qytetëse Mashkullore, të Korçës. Në vitet e pushtimit të Shqipërisë, si antifashist, u pushua nga puna, por në vitin 1941, rifilloi detyrën në Liceun e Korçës. Pas çlirimit, dha mësim në Shkollën Tregëtare të Vlorës. Gjatë viteve 1955-1967, ushtroi profesionin e juristit, deri sa doli në pension. Ai ka lënë disa studime historike, që janë botuar në vitin 1974. Për punën e tij të madhe si pedagog, jurist dhe studjues, Nikollaq Stralla, është dekoruar me Urdhërin “Naim Frashëri”, të Klasit të Parë.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare

Leave a Reply