28 Maj 1944, pushtuesit nazistë financuan Operacionin e Qershorit

Më 28 Maj 1944, pushtuesit nazistë financuan Operacionin e Qershorit, që synonte asgjësimin e forcave të Ushtrisë Nacionalçlirimtare në Shqipërinë e Jugut e më pas, në Shqipërinë e Mesme dhe atë të Veriut. Në mësymje, morën pjesë 40 mijë ushtarë të Vermahtit dhe 10 mijë mercenarë, të paisur me 560 topa e mortaja, rreth 70 tanke, një numër avionësh dhe anijesh luftarake. Pas një muaj luftimesh të ashpra, Operacioni i Qershorit, dështoi dhe pushtuesi nuk mundi të ndërmarrë mësymje të përmasave të tilla.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare