28 Mars 1932, u lind shkrimtari Loni Papa

Autori i dramës “Cuca e maleve” Loni Papa u lind me 28 Mars 1932. Pasi u diplomua në Universitetin e Tiranës, punoi si mësues dhe gazetar , në kohën e lirë nuk pushoi së shkruari. Dhjetra e dhjetra poezi, tregime, rrëfenja e përralla në emrin e tij i gjen në faqet e shtypit duke filluar nga vitet 50-të. Loni Papa shkëlqeu dhe në dramat e veta. Ato janë vënë në skenat e Tiranës dhe të qyteteve të tjera. Kryevepra e tij “Cuca e maleve” u ekranizua dhe mbi bazën e saj u krijua baleti me të njëjtin emër. Krijimtaria e larmishme dhe e pasur i prunë Loni Papës Çmimin e Republikës dhe disa çmime të tjera kombëtare.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare