Më 29 Janar 1888, u nda nga bota e artit, piktori dhe grafisti anglez Eduart Lir, i cili në vitin 1848, ishte në vendin tonë dhe vizitoi Tiranën, Krujën, Shkodrën, Kavajën, Beratin, Himarën, Vlorën, Tepelenën dhe Gjirokstrën. Nga peneli i tij dolën shumë litografi me ngjyra që pasqyrojnë pamje të këtyre qyteteve. Këto vepra i botoi në librin “Ditari i një piktori pejsazhist në Shqipëri”, që pa dritë në Londër, më 1851. Një vit më vonë artisti anglez botoi vëllimin tjetër “Ditari i një piktori pejsazhist në Kalabrinë e Jugut”, ku ndeshim edhe shumë litografi që pasqyrojnë fshatrat arbëreshë.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
25 Prill 1433 bujarët shqiptarë ngrihen kundër pushtimit turk
-
25 Prill 1911 u mbajt Kuvendi i mërgimtarëve në Bukuresht
-
25 Prill 1911 u vra patrioti Rushit Dine Halili
-
25 Prill 1919 shfaqet në Shkodër komedia “Shërbëtori i dy zotërinjve”
-
25 Prill 1920, Mehmet Konica i dërgon telegram Konferencës së fuqive aleate