Më 3 Janar 1987, u nda nga jeta pedagogu kosovar Gjekë Gjokaj. U lind në Miled të Malësisë. Mësimet e para i mori në vendlindje dhe u diplomua për pedagogji dhe filozofi në Universitetin e Prishtinës. Ishte ndër pedagogët e parë shqiptarë që shkoi në Mal të Zi për të dhënë mësim në shkollat shqipe. Deri në vitin 1981, dha mësim në disa shkolla të Tuzit e më pas punoi si redaktor i teksteve në gjuhën shqipe. Gjekë Gjokaj është autori i disa teksteve shkollore në gjuhën shqipe dhe i abetares së parë shqipe në Mal të Zi.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
25 Prill 1433 bujarët shqiptarë ngrihen kundër pushtimit turk
-
25 Prill 1911 u mbajt Kuvendi i mërgimtarëve në Bukuresht
-
25 Prill 1911 u vra patrioti Rushit Dine Halili
-
25 Prill 1919 shfaqet në Shkodër komedia “Shërbëtori i dy zotërinjve”
-
25 Prill 1920, Mehmet Konica i dërgon telegram Konferencës së fuqive aleate