3 Maj 1972, lindi gazetari kosovar Rrahman Paçarizi

Gazetari Kosovar Rrahman Paçarizi u lind, më 3 Maj 1972, në Dragobil të Malishevës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, të mesmen në Rahovec dhe u diplomua në Fakultetin e Filologjisë në Universitetin e Prishtinës. Atje ndoqi dhe studimet pasuniversitare. Artikujt e parë, i botoi në revistën studentore “Fryma”, ku ishte dhe kryeredaktor i saj. Pas diplomimit kaloi në gazetën “Bota sot”. Në faqet e saj, gjejmë artikuj të shumtë mbi ngjarjet e brendshme në Kosovë por dhe mbi zhvillimet kulturore të vendit. Më vonë, kaloi si korrespondent i Radios “Europa e Lirë” për Prishtinën.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare