31 Dhjetor 1919, raport i gjeneralit francez De Furtu: trazirat në Shqipëri i nxisin fqinjët

Shqipëria, 1919

Në raportin, që i dërgon komandës në Selanik, më 31 Dhjetor 1919, gjenerali francez De Furtu, shkruan për trazirat në Shqipëri, sidomos në Shqipërinë e Mesme, që nxiteshin nga politika e vendeve fqinje për realizimin e planeve të tyre aneksioniste. Italianët ,shkruan ai favorizojnë turbullirat, “me qëllim që populli, që dëshiron qetësi të kërkojë protektoratin italian”. Përshtypjen se “mbarë populli shqiptar dëshiron protektoratin e Italisë” u munduan ta krijojnë pushtuesit italianë edhe tek koloneli Xhonson, që u dërgua nga qeveria e Uashingtonit,për të verifikuar gjendjen në Shqipëri, kur problemi shqiptar diskutohej në tryezat diplomatike të rangut të lartë.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare

Leave a Reply