4 Mars 1933, filloi botimin revista e parë për fëmijë “Vatra e rinisë”

Më 4 Mars 1933, filloi botimin revista e parë për fëmijë “Vatra e rinise”, që dilte nga shkrimtari dhe gazetari Vasil Xhaçka. Veç shkrimeve nga jeta dhe veprimtaria shkollore, në faqet e saj botoheshin poezi, tregime, përralla dhe mjaft shkrime të tjera mbi artin, kulturën, shkencën, etj. Kryeredaktori i revistës Vasil Xhaçka, mund të konsiderohet si shkrimtari që hodhi themelet e letërsisë për fëmijë.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare