Këshilli Kombëtar 1920
Më 5 Dhjetor 1920, u shpall ligji i parë për zgjedhjen e deputetëve në Këshillin Kombëtar. Sipas tij zgjedhjet bëheshin me votim indirekt. Për çdo 500 veta, dilte një zgjedhës i dytë dhe për 12 mijë veta, zgjidhej një deputet. Në bazë të këtij ligji në fillim të vitit 1921, u zhvilluan zgjedhjet e para për 75 deputetët e parlamentit shqiptar.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
20 Prill 1881, lindi në Bujan të Tropojës luftëtari i lirisë, Zmajl Hyseni
-
20 Prill 1877, u botua në Bukuresht abetarja”Pellazgjika”, e Vasil Dhimitër Rusos
-
20 Prill 1905, gjyqi turk dënoi Bab Dud Karbunarën për veprimtarinë e tij patriotike
-
20 Prill 1920, u formua në Vlorë, Komiteti “Mbrojtja Kombëtare”
-
20 Prill 1924, Isuf Reçi, plagosi për vdekje Avni Rustemin, një nga krerët e opozitës demokratike