5 Maj 1842, lindi mësuesi i parë i gjuhës shqipe Jorgji Karbunara

Rilindasi i shquar, mësuesi i parë i gjuhës shqipe dhe përhapësi i flaktë i ideve kombëtare në rrethin e Beratit, Jorgji Karbunara, u lind më 5 Maj 1842. U arsimua në Korfuz dhe Trieste. Pas kthimit në Atdhe, ju përkushtua tërësisht çështjes së çlirimit kombëtar dhe mësimit të gjuhës shqipe. Për këtë u ndoq dhe u persekutua, nga pushtuesit osmanë, shovinistët grekë dhe reaksioni i vendit. Ai ishte nismëtar i hapjes së shkollës së parë shqipe në Berat, në gusht 1908, dhe të themelimit të klubit patriotik “Bashkimi”. Në nëntor 1912, mori pjesë në Kuvendin Kombëtar të Vlorës dhe u zgjodh në Pleqësinë e tij.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare