5 Maj 1913, Lef Nosi realizon pullën e parë shqiptare

Filatelia shqiptare zë fill, më 5 Maj 1913. Atë ditë Lef Nosi, që ishte ministër i postave, realizoi pullën e parë shqiptare. Ajo ishte pulla-vulë ku dallohet vula e Elbasanit. Kjo datë është pranuar edhe nga filatelistë të huaj. Seria e parë e pullave shqiptare, pra ishte me pulla të mbishtypura. Qëllimi i emetimit të tyre, ishte që të tërhiqej vëmendja për rilindjen e Shtetit Shqiptar dhe të siguroheshin të ardhura për arkën boshe të shtetit.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare