Më 6 Korrik 1914, u vra pabesisht në afërsi të Pogradecit, nga bandat e Esat Pashë Toptanit, Mendu Zavalani, luftëtar me pushkë e penë për lirinë e pavarësinë e Shqipërisë. U lind në Zavalan të Dangëllisë, më 1889. Studimet i kreu në Gjimnazin e Manastirit, ku u bë dhe anëtar i “Komiletit të Fshehtë Shqiptar për lirinë e Shqipërisë”. Bashkëpunoi me gazetën “Korça”, shqipëroi dramën “Vilhelm Teli” të Shilerit, që u luajt nga vajzat e shkollës shqipe të Korçës dhe pati një jehonë të fuqishme poIitike. Ishte ndër themeluesit e shoqërisë së fshehtë “Dora e zezë për shpëtim”. Më 1911, krijoi çetën e armatosur kundër pushtuesve turq dhe vendosi lidhje dhe me çetat e tjera, që vepronin në Shqipërinë e Jugut.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
19 Prill 1785, marrëveshje e Bushatllinjve të Shkodrës me krerët e Dalmacisë
-
19 Prill 1923, lindi në Tiranë piktorja Vera Blloshmi
-
19 Prill 1938, u përfundua me Jugosllavinë “Konventa mbi lundrimin ajror”
-
19 Prill 1956, u rivendosën marrëdhëniet diplomatike midis Shqipërisë dhe Egjiptit
-
19 Prill 1982 u nda nga jeta pedagogu dhe publicisti Izet Bebeziqi