6 Maj 1952, lindi gazetari kosovar Shaban Arifaj

Gazetari kosovar Shaban Arifaj u lind, më 6 Maj 1952. U diplomua në Universitetin e Prishtinës. Rrugën e gazetarisë e filloi në Radio-Prishtina, më 1975 dhe më pas, edhe në Televizionin e Prishtinës. Me dhjetra e qindra kronika, komente, biseda, intervista dhe artikuj mbajnë firmen e tij. Shumë shkrime të tjera, që kanë dalë nga pena e Shaban Arifajt, i gjejmë në faqet e organeve të tilla si, “Shkëndija”, “Kosovarja”, “Rilindja”. etj. Nga viti 2000, ai emërohet redaktor përgjegjës i programit informativ të Radio-Kosovës.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare