7 Maj 1937, u lind Irfan Velçani, ekonomist agrar dhe gazetar

Në qytetin e lashtë të Beratit, më 7 Maj 1937, u lind Irfan Velçani, ekonomist agrar dhe gazetar. Mësimet e para i mori në vendlindje, ndërsa në Tiranë kreu “ekonomikun bujqësor”. Si korrespondent i gazetës “Bashkimi”, ai shkeli të gjithë fshatrat dhe fushat e Beratit dhe të Lushnjës Më 1948, u emërua redaktor në këtë gazetë dhe punoi atje deri sa doli në pension më 1987. Gjatë më shumë se 40 vjet jete gazetarie, shumicën e kohës punoi në sektorin e ekonomisë bujqësore. Irfan Velçani, ka lënë një mori shkrimesh: kronika, lajme, korrespondenca dhe reportazhe, që janë botuar në faqet e “Bashkimit” por edhe në fletore të tjera që dilnin në qendër dhe në rrethe.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare