8 Prill 1848, sot përkujtohet përvjetori i vdekjes së kompozitorit italian Gaetano Donixeti

Sot bota muzikore, përkujton përvjetorin e vdekjes të kompozitorit të madh Italian Gaetano Donixeti, i cili ka lënë më shumë se 70 opera, veç kompozimeve të tjera. Krijimtaria e pasur e Donixetit, është prezantuar në skenën operistike shqiptare me operan “Don Paskuale”, me dirigjent Simon Gjonin. Premiera e saj, ishte një nga veprat e para të Teatrit të Operas dhe Baletit në Tiranë, ajo u dha në vitin 1959.  Por kompozitorin e madh italian e lidh me botën shqiptare edhe bashkëpunimi ngushtë, që kishte ai me libretistin arbëresh Gjon Emanuel Bidera.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare