8 Prill 1920, studentët shqiptarë nxorën në Vjenë numrin e parë të revistës “Djalëria”

Studentët shqiptarë në Vjenë, të bashkuar në shoqërinë e tyre “Albania”, në Prill të vitit 1920, mundën të nxjerrin numrin e parë të revistës “Djalëria”, që shpesh e krahasojnë për nga përmbajtja me revistën “Albania” të Faik Konicës. Fletorja, ishte me shumë vlera shkencore, shoqërore dhe artistike. Me të kanë bashkëpunuar firma të njohura si Jani Basho, Nush Bushati, Fuad Asllani, Gjovalin Gjadri, Kolë Mirdita, që njihet me pseudonimin Helenau, Xhevat Korça, Ndoc Krajni, Krist Maloki, Lasgush Poradeci e shumë të tjerë.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare