Në fillim të Prillit 1941, pushtuesit italianë ngritën radiostacionin e Korçës. Trasmetimet e rregullta filluan, më 8 Prill të atij viti. Fashistët synonin t’a shfrytëzonin Radio-Korçën, për nevojat e propagandës së tyre, por personeli kërkonte-dhe gjente kanale, për ta bërë atë të dobishëm për popullin dhe vendin. Në shtator të vitit 1943, njësiti i rezistencës antifashiste të Radios, në bashkëpunim me njësitin gueril partizan të Korçës, në mes të ditës, e çmontuan radiostacionin dhe e transportuan në Bakull të Voskopojës. Ai u shfrytëzua gjatë Kongresit të Parë të Rinisë Antifashiste, që u mbajt në Helms të Skraparit. Pas çlirimit, radiostacioni u rivendos në Korçë dhe deri në vitin 1980, vazhdoi të përhapë emisionet, që dëgjoheshin në të gjithë vendin.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
19 Prill 1785, marrëveshje e Bushatllinjve të Shkodrës me krerët e Dalmacisë
-
19 Prill 1923, lindi në Tiranë piktorja Vera Blloshmi
-
19 Prill 1938, u përfundua me Jugosllavinë “Konventa mbi lundrimin ajror”
-
19 Prill 1956, u rivendosën marrëdhëniet diplomatike midis Shqipërisë dhe Egjiptit
-
19 Prill 1982 u nda nga jeta pedagogu dhe publicisti Izet Bebeziqi