9 Gusht 1927, lindi profesor Ali Dedei, i cili la gjurmë në zhvillimin e sistemit energjitik dhe të arsimit të lartë

0
96

Profesor Ali Dedei, që ka lënë gjurmë në zhvillimin e sistemit energjitik dhe të arsimit të lartë në Shqipëri, u lind në Elbasan, më 9 Gusht 1927. Në vendlindje mbaroi Normalen dhe u diplomua në Fakultetin Energjitik të Institutit Politeknik të Leningradit. Karrjerën inxhinjerike e fillon me Komisionin e Planit të Shtetit. Më pas, kaloi pedagog në Fakultetin e Inxhinjerisë Elektrike të Institutit të Lartë Politeknik dhe në Katedrën e Centraleve Elektrike të Fakultetit të Inxhinierisë, të Universitetit të Tiranës. Në vitin 1971-1972, ka qënë i mirëpritur në leksionet e tij edhe në Universitetin e Prishtinës. Ai është autor i 10 teksteve dhe monografive, si dhe i shumë artikujve shkencorë të botuar në revistat tona dhe të huaja. Ka dhënë ndihmesë të veçantë, për njohjen dhe zbatimin e teknikës llogaritëse dhe informatike, jo vetëm në proçesin mësimor, por edhe në sektorë të ndryshëm të ekonomisë.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare

PËRGJIGJU

5 + 9 =