Në Golem të Kurveleshit më 9 Shkurt 1899, u lind doktor Bilal Golemi, shkencëtar i përmasave europiane. Në Janar të vitit 1927 mbrojti doktoraturën, së bashku me bakteriologët nobelistë Ramon dhe Dumas, kreu studime mbi “anatoksinën”. Ai përfaqësoi Turqinë në Kongresin e Veterinarisë në Londër dhe referati i tij u botua në përmbledhjen shkencore “Comptes Reunds”. Në vitin 1928 Dr. Bilal Golemi u kthye në Shqipëri dhe krijoi shërbimin zooveterinar, atë zooprofilaktik dhe zooteknik. Ai pregatiti teknologët e parë të industrisë ushqimore shqiptare. Dr. Golemi u burgos nga Mbreti Zog dhe u dënua me burgim të përjetshëm. Pas 29 muajsh në qeli ai u fal nga Zogu dhe u largua përfundimisht në Turqi. Franca e ka dekoruar Dr. Bilal Golemin me urdhërin e lartë e “Kalorës i Legjionit të Nderit” për merita bujqësore.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
23 Prill 1995 u vendos “Dita Botërore e Librit dhe e të Drejtave të Autorit”
-
23 Prill 1682 lindi prijësi kishtar, Gjergj Guxeta
-
23 Prill 1872 lindi gjuhëtari, përkthyesi dhe diplomati Gjergj Pekmezi
-
23 Prill 1881 merr fund Lidhja e Prizrenit
-
23 Prill 1905 u mblodh në Bukuresht kongresi për organizimin e lëvizjes shqiptare për pavarësi