Dokumenti i 1878-ës, Vaso Tole: Si u krijua banda e parë muzikore shqiptare

Në vitin 1878, Maestro Giovani Canale, një italian nga Napoli, krijoi “Bandën e parë muzikore” që i takon periudhës së sundimit otoman. Krijimi i kësaj bande shënoi edhe fillimin e një “revolucioni” artistik jo vetëm për Shkodrën, por për të gjithë Shqipërinë…

Gjendet dokumenti që provon krijimin e bandës së parë muzikore shqiptare në Shkodër, në vitin 1878. Ky dokument është gjendur nga Arkivi i Shtetit, dhe për publikun e bën me dije muzikologu Vasil Tole. Dje, në një postim në rrjetin e tij social, Tole e ka konsideruar këtë të dhënë që lidhet me historinë e muzikës shqiptare, si një të dhënë të çmuar ku krijimi i bandës shënon edhe fillimin e një “revolucioni” artistik, jo vetëm në Shkodër por në të gjithë Shqipërinë.  Në një postim në rrjetin social, Tole shkruan se “e dhëna e çmuar jepet në korrespodencën e vitit 1891, në gjuhën italiane, mes Arqipeshkvisë së Shkodrës, Veliut të Shkodrës dhe konsullit austriak në Shkodër, ku bëhet fjalë mbi ndalimin e aktivitetit të bandës muzikore kishtare nga ana e Veliut pas kërkesës insistuese së komisionit të bandës për të lejuar aktivitetin e saj”. Dokumenti dëshmon muzikanti gjendet në Arkivin e Shtetit (D.14. F.132, f. 1-6, D.31, f. 20), viti 1891. Më poshtë Tole boton një pjesë të tekstit të kësaj kërkese: “… banda jonë duke qenë një vazhdimësi e asaj, tashmë të njohur nga Madhëria e tij, Perandori Sulltan, nëpërmjet urdhërit që na është akorduar nëpërmjet Shkëlqesisë së Tij Hysen Pasha, guvernatori i përgjithshëm në datën 13/25 shtator 1878. Dhe meqenëse Banda është një institucion që nuk ka asnjë qëllim apo ngjyrë politike apo fetare, përveç asaj që të promovojë progresin dhe dekorin e vendit, nuk dyshojmë që dhe Shkëlqesia e tij, guvernatori aktual, meqë nevojitet kaq shumë për zhvillimin intelektual dhe moral të qytetit tonë do të na japë lejen që të vazhdojmë veprimtarinë e lejuar nga Madhëria e tij, Perandori Sulltan”.

Në vitin 1878, Maestro Giovani Canale, një italian nga Napoli, krijoi “Bandën e parë muzikore” në 1878, në periudhën e sundimit otoman. Krijimi i kësaj bande shënoi edhe fillimin e një “revolucioni” artistik jo vetëm për Shkodrën, por për të gjithë Shqipërinë, pasi janë hapat e parë kur kulturalisht Shqipëria e pushtuar po tentonte të ndryshonte gjeopolitikën kulturore, për t’iu bashkuar vendeve të përparuara perëndimore nga ku kanë lindur dhe janë zhvilluar këto instrumente. Krijimi i kësaj bande ka jo vetëm një rëndësi artistiko-kulturore, por edhe politike dhe gjeopolitike. “Fotoja historike e Marubit dhe dokumenti i publikuar flasin qartë për vështirësitë e themelimit dhe vijimit të veprimtarisë së bandës së parë muzikore në Shkodër. Imazhi ka të bëjë me veshjen e muziktarëve dhe jo me muzikën e bandës e cila ishte europiane si repertor, e që interpretohej gjithashtu nga vegla 100% europiane si teknologji”, shkruan Tole.

Marre nga mapo.al

Leave a Reply