Identiteti Kombëtar dhe Diaspora

Në Bibliotekën Kombëtare qëndron e hapur prej datës 17 deri në 29 Nëntor, ekspozita “Identiteti Kombëtar dhe Diaspora”. Emigrantët e parë ishin ata që shkuan në Greqi, Itali, Egjypt e Rumani, dhe nga fund i shek. XVIII në ShBA, Argjentinë, Australi etj. Kontributi i tyre ishte kryesisht në drejtim të zhvillimit të arsimit në gjuhën shqipe dhe të zhvillimit të kulturës. Shqiptarët u organizuan në klube patriotike të cilët kishin qëllim ndriçimin arsimor e kulturor të vëllezërve të tyre në Shqipëri. Ata kontribuan në hapjen e shkollave shqip, botimin e librave, periodikëve etj. Në ekspozitë u shfaqën fotografi, botime e dokumenta të shqiptarëve të emigruar jashtë vendit nga fund i shek. XVIII e në vijim.

Leave a Reply