Përmeti shpallet “Qendër e Mbrojtur Historike”

0
305

Përmet

Ministria e Kulturës në bashkëpunim me Institutin e Monumenteve të Kulturës, i ka dhënë qytetit të Përmetit statusin “Qendër e Mbrojtur Historike”. Ky vendim do të ndikojë jo vetëm në mbrojtjen e mëtejshme të trashëgimisë, por edhe për kthimin e Përmetit, në zonë me potenciale të mëdha për zhvillimin e turizmit. Qyteti i trëndafilave  është i vendosur në anën e majtë të rrjedhës së Vjosës, nën kodrën e Bolëngës rrëzë malit të Dhëmbelit. Qendra historike e qytetit, përfshin të gjitha ndërtimet ekzistuese dhe shtrihet në lagjet e Shënkollit (Varrosh) dhe Teqesë, që janë lagjet ku kanë mbetur gjurmët më të vjetra të qytetit. Shtëpitë e kësaj lagjeje janë ndërtuar ngjitur njëra-tjetrës, me oborre e kopshte të vegjël dhe me pjerrësi të lehtë që diktohet nga vetë territori. Rrethimet e oborreve  janë të mbyllura nga mure guri të larta dhe porta druri me strehë. Shumica e banesave janë të gurta, dykatëshe e  me çati me rrasa guri.