Profesori gjerman i fotografisë Rudolf Schafer në QMKSH

0
361

Me mbi 10.000 fotografi në arkiva, Qendra Mbarëkombëtare e Koleksionistëve Shqiptarë, nuk mund të  mos vizitohej nga profesori Rudolf Schafer. Ai po punon për një ekspozitë me fotografitë e studios Marubi.  Teksa shfletonte albumet, me kujdesjen e një njeriu që njeh mirë rëndësinë e një fotografie të rralle e të vjetër, Prof. Rudolf Schafer veçoi disa foto të përshtatshme për ti përfshirë në ekspozitë. Pas përzgjedhjes të gjitha fotot origjinale do ballafaqohen me negativët e Fototekës Marubi, për të mundësuar nje evidentim të saktë. Presidenti i Nderit të Qendrës Mbarëkombëtare të Koleksionistëve Shqiptarë pati një bisedë miqësore me Prof. Schafer, mbi fotografinë shqiptare, teknikat, evoluimin e proçesit të fotografisë etj. Ai e ftoi z. Shpëtim Sala të marrë pjesë në ekspozitën që do të zhvillohet në Shkodër në muajin Maj. Por edhe e Z. Sala e ftoi me kënaqësi profesorin të jetë pjesë e ekspozitave të ardhshme të QMKSH.

SHPËRNDAJE
Arikulli pasues15 Mars 1848, sot është dita kombëtare e Hungarisë mike
Arikulli vijues16 Mars 1998, u përkujtuan me një ceremoni të përshpirtshme viktimat e luftës në Kosovë
Qendra Mbarëkombëtare e Koleksionistëve Shqiptarë (QMKSH) është një organizatë jo-fitimprurëse e hapur në 2007 me qëllim promovimin e materialeve origjinale të koleksionistëve shqiptarë dhe të huaj mbi data apo figura historike të kombit me fokusim parësor zhvillimin e ndërgjegjes historike të kombit. Qëllimi është anëtarësimi i një rrjeti elitar koleksionistësh shqiptarë brenda e jashtë vendit, për të bërë të mundur nxitjen dhe mbledhjen e tyre për të organizuar ekspozita e aktivitete.