18 C
Tirana, AL
E Shtunë, 24 Shtator, 2016

Qëllimi

Nxitja e një rrjeti elitar koleksionistësh brenda dhe jashtë vendit, me fokus promovimin e trashëgimisë kulturore dhe zhvillimin cilësor të ndërgjegjes historike të kombit tonë.

Të bashkërendojë punën e koleksionistëve, në drejtim të shtimit dhe ruajtjes së koleksioneve me tematikë historinë dhe kulturën e popullit Shqiptar.

Të organizojë hapjen e ekspozitave brenda dhe jashtë vendit, për të promovuar  trashëgiminë kulturore dhe historinë e popullit tonë përmes objekteve të veçanta.

Të botojë në një revistë periodike studimet e qendrës, libra, fletëpalosje, kartolina, etj, me qëllim propagandimin e veprimtarisë së qendrës. Të organizojë seminare me tematika mbi objektin e veprimtarisë. Të organizojë konkurse midis koleksionistëve dhe të ndajë çmimet në fund të tyre.

Misioni

Përmes krijimit të qendrës, mundësohet bashkërendimi i të gjithë koleksionistëve. Objektet bashkë me vlerat që përfaqësojnë, fitojnë një qasje të mirëorganizuar në rang mbarëkombëtar.

Vizioni

Nëpërmjet prezantimit të koleksioneve, QMKSH synon të orientojë publikun drejt nje sistemi vleror që në bërthamë ka cilësitë më të mira të Kombit Shqiptar. Në ndërveprimin global të kulturës shqiptare me kulturat e tjera, QMKSH synon të kristalizojë atë që historia na ka lënë trashëgim.