QMKSH organizoi ekspozitën “ArtBizhu 2017” në Muzeun Historik Kombëtar

Qendra Mbarëkombëtare e Koleksionistëve Shqiptarë, në bashkëpunim me Muzeun Historik Kombëtar dhe “Bijoutiful Jewelry”, organizoi ekspozitën “ArtBizhu 2017”. Morën pjesë me punimet e tyre të rinj nga qytetet e Shqipërisë, nga Kosova, Maqedonia dhe Italia.  “ArtBizhu 2017” u ofroi mundësinë të rinjve të promovonin talentin e tyre në fushën e pikturës. Kjo ishte një mënyrë e mirë për të shkrirë në një të vetme talentin e të rinjve, artin dhe biznesin.  Kompania “Bijoutiful Jewelry” ndau tre çmime për punimet qe u vlerësuan si më të mirat. Vendin e parë e meritoi 18 vjeçari Edlir Reka nga Berati. Blerta Koka 21 vjeçe nga Durrësi mori çmimin “Design më i mirë”, ndërsa  “Çmimin e Instagramit” e fitoi Gledisa Dani 20 vjeçe nga Fushë Kruja.

Leave a Reply