Skënderbeu luftonte si luan dhe falte si Zot

0
3154

Gjergj Kastriot Skënderbeu

I pikëlluar sa s’ka, i ra përpara  më gjunjë dhe, si ndonjë lutës, i kërkoi me lot në sy që ta falte dhe të mos i bënte gjë, jo se e meritonte, por për vetë bujarinë dhe njerëzinë e shpirtit të tij. Edhe të tjerët, që ishin bashkë me të, nuk ndenjën pa ia bërë këtë nder. Kastrioti e zuri prej dore dhe e porositi që të ngrihej menjëherë; i gatshëm për ta faur, i foli me shumë mirësi dhe, duke e përqafuar e puthur shpesh, ia hapi zemrën krejt dhe u pajtua me të.

Unë nuk çuditem shumë që Skënderbeu e pranoi aq shpejt pendimin e Moisiut, megjithëse edhe kjo duhet shikuar me admirimin më të madh, gjersa ky kishte vjellur kundër tij gjithë atë urrejtje dhe padrejtësi, gjersa kish thurur kundër kokës së tij, kundër lirisë së atdheut gjithë ato komplote; por çuditem që ai, me bujarinë e vet të pazakonshme dhe me një farë shpirtbutësie hyjnore më fort se sa njerëzore, e fali aq shpejt, sa që u miqësua me të vetëm me ta parë dhe me ta dëgjuar, ndërsa burrave s’u kish pushuar ende dhimbja për të vrarët, për gjithë gjakun e derdhur të të vetëve dhe për plagët e freskëta.

nga libri i  Marin Barletit “Historia e  jetës dhe veprave të Skënderbeut”

SHPËRNDAJE
Arikulli pasues17 Janar 1468, dita e vdekjes së Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu
Arikulli vijuesGjuha arvanitase është gjuha e perëndive
Qendra Mbarëkombëtare e Koleksionistëve Shqiptarë (QMKSH) është një organizatë jo-fitimprurëse e hapur në 2007 me qëllim promovimin e materialeve origjinale të koleksionistëve shqiptarë dhe të huaj mbi data apo figura historike të kombit me fokusim parësor zhvillimin e ndërgjegjes historike të kombit. Qëllimi është anëtarësimi i një rrjeti elitar koleksionistësh shqiptarë brenda e jashtë vendit, për të bërë të mundur nxitjen dhe mbledhjen e tyre për të organizuar ekspozita e aktivitete.