Sot hapet sheshi: Rama falenderon Veliajn, ja ndryshimi në vite

Kryeministri Edi Rama u ka uruar “Mirëmëngjes” të gjithë shqiptarëve duke zgjedhur t’i përshëndesë me pamjet e sheshit “Skënderbej” i cili hapet sot pasdite me një koncert.

Rama e cilëson sheshin si “xhevahirin më të madh të kurorës së Rilindjes Urbane”.

Duke falenderuar stafin e Bashkisë së Tiranës për transformimin e këtij sheshi, Rama e cilëson Kryebashkiakun Veliaj si “kryetarin fenomenal të Tironës që dum”.

“Pres të shkel sonte qilimin fantastik të thurur me gurë nga të gjitha trevat ku jetojnë prej shekujsh shqiptarët dhe të shijoj realizimin e një ëndrre që për shumë kohë ngjante e dënuar me vdekje. Një faleminderit me mirënjohje të thellë, arkitektëve të jashtëzakonshëm, inxhinierëve të ndërtimit e të mjedisit, botanistëve, sipërmarrësit, punëtorëve, supervizorëve, e padiskutim, ekipit të dikurshëm që e nisi këtë aventurë fantastike dhe ekipit të sotëm të Bashkisë së Re të Tiranës, ku padyshim diferencën e bëri edhe njëherë, Lali Eri, kryetari fenomenal i Tironës që dum”, thekson Rama.

Marre nga mapo.al

Leave a Reply