Më 12 Shkurt 1931, u vra në Vjenë gjatë atentatit kundër Zogut I, adjutanti i tij Llesh Topallaj. Ai lindi në Shkodër më 1896. Mbaroi seminarin jezuit dhe me bursë të qeverisë së Princ Vidit u dërgua në Austri për studime ushtarake. Pas diplomimit shërbeu në Shkodër dhe në Tiranë. Më 1921 mori pjesë në shtypjen e kryengritjes së Mirditës. Gjatë Revolucionit të Qershorit u arratis me përkrahësit e Ahmet Zogut dhe pas Triumfit të Legalitetit u emërua adjutant i Mbretit. Ai e shoqëroi Zogun në Vjenë, ku gjatë atentatit kundër tij, gjeti vdekjen.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
25 Prill 1433 bujarët shqiptarë ngrihen kundër pushtimit turk
-
25 Prill 1911 u mbajt Kuvendi i mërgimtarëve në Bukuresht
-
25 Prill 1911 u vra patrioti Rushit Dine Halili
-
25 Prill 1919 shfaqet në Shkodër komedia “Shërbëtori i dy zotërinjve”
-
25 Prill 1920, Mehmet Konica i dërgon telegram Konferencës së fuqive aleate