Më 13 Janar 1945, Banka Kombëtare e Shqipërisë, u shtetëzua nga Këshilli Antifashist Nacionalçlirimtar dhe u zëvendësua me Bankën e Shtetit Shqiptar. Sikurse dihet Banka Kombëtare u krijua në shtator 1925, në bazë të marrëveshjes italo-shqiptare mbi Bankën dhe huanë SVEA, të përfunduar midis Qeverisë Shqiptare dhe grupit financiar italian. Kapitali nominal i saj, ishte 12.500.000 franga ar. Subjektet shqiptare zotëronin vetëm 49% të aksioneve, kurse pjesa tjetër i përkiste aksionerëve të huaj.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
25 Prill 1433 bujarët shqiptarë ngrihen kundër pushtimit turk
-
25 Prill 1911 u mbajt Kuvendi i mërgimtarëve në Bukuresht
-
25 Prill 1911 u vra patrioti Rushit Dine Halili
-
25 Prill 1919 shfaqet në Shkodër komedia “Shërbëtori i dy zotërinjve”
-
25 Prill 1920, Mehmet Konica i dërgon telegram Konferencës së fuqive aleate