Në shpellën e Dragobisë, duke luftuar kundër mercenarëve të Ahmet Zogut, ra heroikisht, më 29 Mars 1925, trimi kosovar Bajram Curri, Hero i Popullit. Për këtë humbje të madhe Faik Konica shkruante në gazetën “Dielli”, që dilte në Boston: “Me vdekjen e vërtetuar të Bajram Currit, zhduket një fytyrë plaku fisnik nga sheshi i Shqiptarisë”. Dhe më poshtë ai shtonte, “ish liberal në mes të despotismës, patriot në mes të trashësisë ose të ftohtësisë kundrejt Atdheut”. Kurse Fan Noli shkroi me këtë rast elegjinë, që mbetet ndër krijimet më të bukura të letërsisë shqipe.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
27 Shtator 1398, Venediku shqyrton kalimin e Kalasë së Lezhës nën sundimin e Republikës së Shën Markut
-
27 Shtator 1878, Komiteti i Stambollit, projektoi dhe botoi projektin për autonominë e Shqipërisë
-
27 Shtator 1907, lindi Frederik Shiroka mjek, kirurg me përmasa botërore
-
27 Shtator 1913, Qeveria e Vlorës njoftohet nga kryengritësit për çlirimin e Gjakovës
-
27 Shtator 1937, Xhanfize Frashëri, hapi në Tiranë të parën klinikë private gjinekologjike dhe pediatrike