Site icon Qendra Mbarekombetare e Koleksionisteve Shqiptare

1 Dhjetor 1809, Ali Pasha diplomat dhelpër dhe luftëtar luan

Ali Pash Tepelena

Konsulli francez, pranë Ali Pashë Tepelenës, shkruante në fund të vitit 1809, për bisedimet e zhvilluara në Misolongi ndërmjet Pashajt dhe të dërguarëve britanikë. Sipas marrëveshjes së arritur, kur flota detare angleze do të sulmonte ishujt e Jonit të Jugut, Aliu do të sulmonte Beratin dhe do të bashkëpunonte për rrethimin e Korfuzit. Pashai i Janinës i shfrytëzonte kontraditat e Fuqive të Mëdha të kohës, për të zgjeruar dhe forcuar Pashallëkun e tij, që faktikisht ishte i pavarur nga Porta e Madhe e Stambollit.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare

Exit mobile version