Piktori çek Jarosllav Çermak, lindur, më 1 Gusht 1830, ka lënë shumë punime me temë shqiptare. Ai pat udhëtuar në disa vende europiane dhe ballkanike, ku u njoh me shqiptarët dhe traditat e tyre. Në veprat kushtuar shqiptarëve, Jarosllav Çermaku i kushtoi rëndësi, si realizimit të tipave të veçantë, ashtu dhe paraqitjes sa më të plotë, të kostumeve kombëtare. Tablote me tema shqiptare, janë punuar me ngjyra vaji dhe janë ekspozuar në Galerinë Kombëtare të Pragës dhe muze të tjera europiane. Në revisten “Albania” të Faik Konicës, është shkruar edhe një artikulf për ekspozitën e pejsazheve shqiptare, që është hapur në Munih, ne vitin 1900.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
24 Shkurt 1877, lindi albanologu i shquar Nobert Jokli
-
24 Shkurt 1879, lindi në Kalabri studiuesi arbëresh Kozmo Serembe
-
24 Shkurt 1899, lindi në Shkodër dr. Lush Pogu
-
24 Shkurt 1914, amatorët shkodranë vunë në skenë dramën e Anton Xanonit
-
24 Shkurt 1938, përkujtohet sot diplomati shqiptar Gjergj Pekmezi