Site icon Qendra Mbarekombetare e Koleksionisteve Shqiptare

1 Gusht 1912, botohet gazeta “Atdheu” në Kostancë të Rumanisë

Gazeta tjetër “Atdheu”, u botua në Kostancë të Rumanisë, më 1 Gusht 1912. Ajo ishte organ i shoqërisë patriotike ”Bashkimi”. Dilte dy herë në muaj dhe drejtohej nga Joan (Jani) Mihal Lehova. Që në numërat e parë, u mirëprit nga mërgimtaret dhe tuboi rreth vetes bashkëpunëtorë të tillë, si Jani Vruho, Asdreni, Zisi Ziko, Haki Glina, Risto Siliqi, Milto Gura, Aleko Vançi, Loni Ligori, arbëreshët Kosmo Seremba, Agustin Ribeko, etj.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare

Exit mobile version